Projekti "Rijetëzimi në Qytetet Historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese" – REVATO

Me financimin e Bashkimit Europian( BE)

Zbatues: Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës- GCDO

Projekti REVATO synon të ndihmojë procesin e vështirë të ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të Trashëgimisë së Ndërtuar (TN) në Berat dhe Gjirokastër, duke mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme të TN dhe vetorganizimin e shtresës shoqërore të zotëruesve të saj.

Veprimet e mëposhtme parashikohen të zhvillohen gjatë periudhës 18 mujore të zbatimit të këtij projekti

 
për problematikën që hasin zotëruesit e TN, si dhe për mungesën e entuziazmit ndër ta për zgjidhjen e problematikave. Pronarët e shtëpive-monumente kulture, që janë edhe "target" i këtij projekti, përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, por ata janë veç një pakicë minoritet në shkallë kombëtare. Mbështetja e tyre është themelore, për t'i orientuar të bashkohen dhe të krijojnë një shoqatë në kushtet kur ka një perceptim të gabuar se çështjet e trashëgimisë kulturore janë "çështje të elitës" dhe jo të njerëzve të thjeshtë; ka po ashtu një perceptim tjetër që punët e trashëgimisë konsiderohen si "të tepërta", ndërkohë që vendi ka nevojë të përmirësojë infrastrukturën, të zhvillohet dhe të forcojë demokracinë.
 

 
të shtëpive të braktisura, dhe pranimi i tyre nga institucionet vendore dhe qendrore. Sikur shpronësimi i pronarëve gjatë periudhës komuniste nuk ishte i mjaftueshëm për të "ndarë" pronarët nga shtëpitë e tyre monumentale, trazirat e vitit 1997, shkaktuan probleme serioze në Berat dhe në veçanti në Gjirokastër. Si rezultat pati një valë të madhe emigrimi, shumë pronarë u detyruan të largohen në qytete të tjera në vend dhe jashtë kufijve duke lënë shtëpitë e tyre dhe mjaft të dokumente arkivore u zhdukën. Kërkimi për të identifikuar pronarët e shtëpive është thelbësor: deri më sot nuk ka pasur kurrë një qasje sistematike nga ndonjë organizatë tjetër për këtë qëllim (GCDO ka bërë Kërkime pjesore në disa familje të mëdha në Gjirokastër dhe në pronarët e Pazarit të Gjirokastrës).
 

 
dhe të adresojnë çështjet e tyre në mënyrë pjesëmarrëse. Kështu formohet një shoqatë nga pronarët e shtëpive që jetojnë në Gjirokastër, Berat dhe në Tiranë. Shoqata do të përbehet nga pronarë nga të dy qytetet Berat dhe Gjirokastër dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm, pasi të dy qytetet janë së bashku në një status si "sit i dyfishtë" në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
 

 
si Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC). Nëpërmjet trajnimit shoqata njihet me aspekte te lobimit, menaxhimit, marrëdhënieve me publikun, ngritjen e fondeve, administrimin financiar etj.
 

 
përkatëse në arkiva dhe institucione të tjera. GCDO ka ndërmarrë një anketim publik me pronarët në Berat dhe Gjirokastër, në Mars 2011. Shumica e tyre nuk njihnin fare procedurat për regjistrimin e pasurisë. Një nga rezultatet e pritshme të REVATO-s, është të kuptohet dhe të praktikohet procedura e regjistrimit të pasurisë e shtëpive monumente. Kjo është në vetvete një procedurë më e komplikuar se procedurat që ndiqen për regjistrimin e shtëpive të zakonshme. Para fillimit të procedurave, kërkuesit shkencorë do të shohin dhe hulumtojnë të gjitha arkivat, për të gjetur dokumente që do vërtetojnë pronësinë dhe do bëjnë më të lehtë. REVATO do të synojë një kërkimi sa më të thelluar në arkivat lokale dhe qendrore.
 

 
është një nga momentet më kulmore të projektit. Në këtë proces që do të kryhet përmes procedurave standard dhe kontributit të specialistëve dhe institucioneve të specializuara në këtë fushë, do të konsiderohet edhe vlerësimi që anëtarët ose të zgjedhurit nga ata do të bëjnë në lidhje me përcaktimin se cilat çati do të kenë përparësi për restaurim. Kjo praktikë do të bëjë që shoqata dhe anëtarët të praktikojnë vendimmarrjen.
 

 
është pjesë e qëllimit të këtij projekti, sepse një moment i rëndësishëm për ruajtjen e TN është rijetëzimi i këtyre ndërtesave, përmes konceptesh të qarta biznesi. Do të krijohet një komitet i biznesit dhe do të ketë këshillim nga një konsulent biznesi.
 

 
Kjo mund të realizohet nëpërmjet një agjencie imobilare, "real estate", por dhe përmes ndihmës nga një agjenci ndërkombëtare.
 

 
Faza e fundit e projektit REVATO është të rrisë interesin e donatorëve për këto shtëpi, dhe për shoqatën dhe interesat që përfaqësohen në të. Për këtë parashikohet një konferencë e posaçme në përfundim të projektit që synon të krijojë shanse të reja për TN, zotëruesit e saj dhe qytete historike në përgjithësi.
 
Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4

Projekti “Rijetëzimi në Qytetet Historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese” – REVATO

Me financimin e Bashkimit Europian( BE)

Zbatues: Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës- GCDO

 

Projekti REVATO synon të ndihmojë procesin e vështirë të ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të Trashëgimisë së Ndërtuar (TN) në Berat dhe Gjirokastër, duke mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme të TN dhe vetorganizimin e shtresës shoqërore të zotëruesve të saj.

 

Veprimet e mëposhtme parashikohen të zhvillohen gjatë periudhës 18 mujore të zbatimit të këtij projekti

 

1- Informimi i publikut për problematikën që hasin zotëruesit e TN, si dhe për mungesën e entuziazmit ndër ta për zgjidhjen e problematikave. Pronarët e shtëpive-monumente kulture, që janë edhe “target” i këtij projekti, përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, por ata  janë veç një pakicë minoritet në shkallë  kombëtare. Mbështetja e tyre është themelore, për t’i orientuar të bashkohen dhe të krijojnë një shoqatë në kushtet kur ka një perceptim të gabuar se çështjet e trashëgimisë kulturore janë “çështje të elitës” dhe jo të njerëzve të thjeshtë; ka po ashtu një perceptim tjetër që punët e trashëgimisë konsiderohen si “të tepërta”, ndërkohë që vendi ka nevojë të përmirësojë infrastrukturën, të zhvillohet dhe të forcojë demokracinë.


Lajme

Stop
Play

Hyrje

Sondazh

Sa shtëpi të rrezikuara mendoni se ka në Gjirokastër dhe Berat?
 

Kush është online

Kemi 16 miq në linjë

Regjistër elektronik

Monumentet e Kulturës

në Berat e Gjirokastër

Shtëpia Ime

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.