Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës,  (GCDO) kërkon të punësojë për 25 ditë pune, në një periudhë 16 mujore, një jurist  për zbatimin e projektit “Rijetëzimi në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese – REVATO”. 

Juristi duhet të jetë i disponueshëm për 25 ditë pune, përgjatë 16 muajve dhe përgatit dokumentacionin për themelimin e Shoqatës së Pronarëve të Shtëpive Monumente dhe kryen procedurat e regjistrimit sipas ligjit, e ofron mbështetje legale për pronarët gjatë procesit të regjistrimit të pronave të tyre sipas kërkesave të koordinatorit të projektit REVATO;

I financuar nga Bashkimi Europian, projekti synon të lehtësojë procesin e regjistrimit të pronësive Monument Kulture në Berat dhe Gjirokastër dhe të krijojë një shoqatë që të përfaqësojë interesat e tyre.


Përgjigje do të marrin në të njëjtën rrugë komunikimi  vetëm  të kualifikuarit pas përzgjedhjes së parë. 
 
Sadi Petrela
Drejtor Ekzekutiv, GCDO, www.gjirokastra.org


 

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.