Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës,  (GCDO) kërkon të punësojë për një periudhë 5 - mujore një ndërmjetësues për zbatimin e projektit “Rijetëzimi në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese – REVATO”.

Ndërmjetësuesi  do të vihet në dispozicion të koordinatorit të projektit  për ndërmjetësimin mes institucioneve dhe individëve dhe  zgjidhjen e konflikteve që mund të lindin gjatë zbatimit të projektit REVATO. I financuar nga Bashkimi Europian, projekti synon të lehtësojë procesin e regjistrimit të pronësive Monument Kulture në Berat dhe Gjirokastër dhe të krijojë një shoqatë që të përfaqësojë interesat e tyre.

Kandidatët duhet të kenë arsim, përvojë dhe motivim të përshtatshëm.  Ju lutemi dërgoni  një CV dhe letër motivimi në adresën Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë deri në datë 12 mars 2012.

Terma reference për pozicionin: Ndërmejtësues

Përgjigje do të marrin në të njëjtën rrugë komunikimi  vetëm  të kualifikuarit pas përzgjedhjes së parë. 


 

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.