Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës,  (GCDO) kërkon të punësojë për 10 ditë pune, një trajnues për zbatimin e projektit “Rijetëzimi në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese – REVATO”. 
Trajnuesi duhet të jetë i disponueshëm për 10 ditë pune (nga data 1-20 qershor 2012), të mësojë anëtarët e shoqatës si të drejtojnë shoqatën e tyre ( Shoqata e Pronarëve të Shtëpive Monumente )t'i bëjë ata të aftë të krijojnë marrëdhënie të mira me publikun, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për nevojat dhe përfitimet e mbrojtjes së trashëgimisë monumentale dhe rijetëzimit; ti mësojë anëtarët e shoqatës si të lobojnë, si të mbrojnë kauzën e tyre.
I financuar nga Bashkimi Europian, projekti synon të lehtësojë procesin e regjistrimit të pronësive Monument Kulture në Berat dhe Gjirokastër dhe të krijojë një shoqatë që të përfaqësojë interesat e tyre.
Kandidatët duhet të kenë arsim, përvojë dhe motivim të përshtatshëm.  Ju lutemi dërgoni  një CV dhe letër motivimi në adresën Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë deri në datë 18 maj 2012.



Përgjigje do të marrin në të njëjtën rrugë komunikimi  vetëm  të kualifikuarit pas përzgjedhjes së parë. 
 
Sadi Petrela
Drejtor Ekzekutiv, GCDO, www.gjirokastra.org



 

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.