Në kuadër të projektit "Rijetëzimi në Qytetet Historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese" – REVATO (www.revato.info). Fondacioni Gjirokastra (GCDOwww.gjirokastra.org ) zbatues i projektit, kërkon të punësojë për fazën e restaurimit të çative në Berat dhe Gjirokastër, 2 arkitektë – restauratorë në periudhën shtator 2012 – shkurt 2013.



Pozicionet e kërkuara  janë arkitektë restauratorë (2) të cilët do të angazhohen në fazën:  “Restaurimi i çative në Berat dhe Gjirokastër. (shtator 2012 – shkurt 2013)”, të projektit të financuar nga BE “Rijetëzimi në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese -  REVATO.
 
Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivimi dhe një CV, me kontaktet  e tyre (telefon dhe email), si dhe një portfolio të punëve të mëparshme në adresën e emailit: Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë , me subjekt: REVATO, vend pune/arkitekt/restaurator, deri në datë: 30 gusht 2012
 
Vetëm personat e kualifikuar do të kontaktohen.

Sadi Petrela

Drejtor Ekzekutiv,

Fondacioni Gjirokastra (GCDO), www.gjirokastra.org

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.