Fondacioni Gjirokastra është duke kërkuar një studio ligjore apo jurist të licencuar për të ofruar shërbime ligjore dhe mbështetje për regjistrimin e pronave monument kulture në Berat dhe Gjirokastër


Firma ligjore apo juristi, do të angazhohen në mbështetjen për regjistrimin ligjor të pronave monument kulture në Gjirokastër dhe Berat, në kuadër të projektit “Rijetëzimi në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese -REVATO”, financuar nga BE, www.revato.info e po zbatohet nga Fondacioni Gjirokastra – ish GCDO (Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës) www.gjirokastra.org.

                                                           Terma reference: Studio ligjore/jurist i licensuar

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër - sugjerim për metodologjinë e mundshme që do të përdoret, një CV të kompanisë/juristit që do të marrë përsipër këtë proces, kopje të licencës, si dhe 2 rekomandime në adresën e emailit: Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë , me subjekt: REVATO, studio ligjore/jurist, deri në datë: 30 gusht 2012.

Vetëm personat e kualifikuar do të kontaktohen.

Sadi Petrela

Drejtor Ekzekutiv,

Fondacioni Gjirokastra (GCDO), www.gjirokastra.org

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.