Më poshtë shprehen parimet, procedurat dhe kriteret bazë për përzgjedhjen e drejtë dhe demokratike të këtyre banesave, çatitë e të cilave do të restaurohen . Kriteret u diskutuan e vendosën në konsultime paraprake të ndërmarra në Gjirokastër, Berat e Tiranë gjatë takimeve që  shoqata  SHMMK dhe REVATO organizuan gjatë muajve  qershor, korrik  e shtator 2012.

Kriteret e përzgjedhjes

1- Kritere përjashtuese:

  • Pronësi e paqartë ose konfliktuale
  • Kosto shumë e lartë restaurimi për tu përballuar nga projekti
  • Pamundësi rijetëzimi të banesës për hir të mungesës së infrastrukturës, të dëmtimit shumë të madh banesës etj.
  • Mos përkushtim nga pronarët, minimalisht të ketë bërë një deklaratë për ndihme në restaurimin e çatisë.
  • Nëse verifikohet pamundësia e pronarit për të investuar, projekti klasifikohet në rast të kundërt jo. Mundësia e pronarit për të investuar do të thotë që pronari ka pasuri të mjaftueshme për të kontribuar.
  • Këto kritere përjashtuese mund të anashkalohen vetëm më një arsyetim shumë të fortë të anëtarëve të komisionit dhe me votim me shumicë të komisionit.

2. Kritere përzgjedhëse dhe ndihmuese

Nr.

Kriteri

Pikët e mundshme

Vlerësimi

I

Kriteret përzgjedhëse

 

 

1

Çatia me gjendjen më të keqe, të rrezikshme ose që dëmton ansamblin muzeal nga ana peisazhore

       0 - 30

 

2

Rregjistrimi i kryer ose në proces e sipër

 0 - 25

 

3

Kontributi nga pronari (financiar apo material)

       0 - 20 +

 

4

Pamundësia totale për të investuar por çatija është e rëndësishme

       0 - 10

 

5

Banesa është e banueshme dhe rrezikon banorët ose banesa mund të bëhet e banueshme   nëse restaurohet

       0 -15

 

 

Totali 1

     100 pikë

 

II

Kriteret ndihmuese

 

 

1

Opinioni i DRKK-së për vlerat e banesës

       0-10

 

2

Opinioni i arkitekt restauratorit për vlerat e banesës por edhe të procesit të restaurimit

       0-10

 

3

Opinioni ose planet e bashkisë për ndihmë në rijetëzimin e banesës

       0 -10

 

 

Totali 2

   30 pikë

 

 

Totali përfundimtar

 130 pikë

 

 



Lajme

Stop
Play

Hyrje

Sondazh

Sa shtëpi të rrezikuara mendoni se ka në Gjirokastër dhe Berat?
 

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.