Projekti REVATO do të bëjë të mundur vlerësimin real të tregut për shtëpi të përzgjedhura në këtë proces. Një agjensi e specializuar do të angazhohet gjatë zbatimit të projektit, për të vleresuar një numër shtëpish në Berat dhe Gjirokastër.

Bazuar në një studim që GCDO ka ndërmarë gjatë muajit mars 2011, doli se shumica e blerësve nuk kishin arritur të finalizonin shit-blerjen në shtëpitë monument kulture, pasi ata mendonin se çmimet nuk reflektonin vlerën reale të tregut. Për këtë qëllim REVATO ka parashikuar tenderimin e një agjensie imobiliare që do ndërmarë vlerësimin real të tregut dhe çmimeve për rreth 250 shtëpi. Këto të dhëna më pas to të shpërndahen në agjensi imobilaire në kryeqytet dhe në vend.

Transferimi i pronësisë në individë që kanë mundësi financiare mendohet të sjellë një reduktim të numrin të shtëpive të abandonuara.

Këto rezultate do të kontribuojnë për vlerësimin real të shtëpive monument kulture dhe mund të ndikojnë e në pronarë të tjerë, pronat e të cilëve nuk do të mund të vlerësohen gjatë periudhës së zbatimit të projektit REVATO.


Nëse keni një shtëpi monument kulture e nëse mendoni se kjo pronë duhet të ketë një vlerësim real të tregut, na shkruani në Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë


Lajme

Stop
Play

Hyrje

Sondazh

Sa shtëpi të rrezikuara mendoni se ka në Gjirokastër dhe Berat?
 

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.