Qendra për Trashëgimi dhe Zhvillim - REVATO u krijua me mbështetjen e projektit "Rijetëzimi në qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese”- REVATO, financuar nga Bashkimi Europian e kësisoj është ndjekëse e parimeve e qëllimeve të tij.

Qendra ka luajtur një rol të rëndësisëm përgjatë kohës së zbatimit të projektit REVATO ku anëtarët e saj kanë marrë pjesë aktive në vendimarrjen për aktivitete të ndryshme të ndërmara.

Qendra e ka selinë e saj në banesën Babameto 1, në lagjen Bashteja e Teqesë,  në Gjirokastër.

Misioni dhe objektivat 

  • Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave historike, kulturore si pasuri e shqiptarëve dhe pjesë e trashëgimisë botërore – UNESCO.
  • Përfaqësimi i interesave të banorëve në zonat historike të qyteteve Berat dhe Gjirokastër, site të UNESCO-s, me synim rritjen e mirqënies sociale dhe zhvillimit.
  • Rijetëzimi i trashëgimisë së ndërtuar në dy qytetet, Berat dhe Gjirokastër.
  • Nxitja e politikave integruese dhe zhvilluese në kuadër të standarteve të kërkuara nga UNESCO për të dy sitet Berat dhe Gjirokastër.
  • Forcimi i zërit dhe analizës komunitare në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal nëpërmjet angazhimit civil për zgjidhjet e problemeve që kanë lidhje me trashëgiminë historike dhe kulturore në të dy sitet.
  • Hartimi dhe zbatimi i projekteve zhvilluese, monitoruese dhe kërkimore në fushën e trashëgimisë kulturore e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit;
  • Realizimi i publikimeve, botimeve e filmave dokumentarë që lidhen me misionin e qëllimet e qendrës.
  • Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi të drejtën për pjesëmarrjen në ndërtimin e politikave vendore, rajonale dhe kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe zhvillimit.
  • Organizimi i kurseve të trajnimit për kategori të ndryshme të komunitetit, institucioneve publike shtetërore dhe grupeve të interesit, në drejtim të trashëgimisë dhe turizmit.
  • Funksionimi si një grupim për të gjithë anëtarët e komunitetit, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, për tu dhënë mundësi atyre të kenë akses në vendimarrje publike mbi çështjet e trashgimisë dhe turizmit.
  • Organizimi i seminareve, workshop-e dhe konferencave të sensibilizimit në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të saj.
  • Krijion kushtet që ndërtesa Babameto 1, në zonën historike Gjirokastër të funksionojë si një qendër për trashëgimi dhe kulturë.
  • Për përmbushjen qëllimit/misionit të saj,qendra ofron shërbime të ndryshme që lidhen me misionin e saj, turizmin e ngritjen e fondeve, si aktivitete jo-fitimprurëse.
  • Qendra përkrah dhe stimulon çdo iniciativë nga ana e banorëve, profesionistëve të fushës, gazetarëve, intelektualëve, organizmave, që e gjykon të përshtatshme dhe të rëndësishme për përmbushjen e qëllimit të saj.

VIDEO

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.